Nokia Ovi Maps 3.0 Nokia ka paralajmëruar versionin e tretë të softuerit për navigacion për mbi 40 modele të saja i cili vjen nën emrin Ovi Maps.Ovi
Maps në versionin e tij të tretë sjell përmirësime të shumta nga të
cilat veçohen incizimet satelitore të rezolucionit të lartë, mundësia e
shikimit 2D dhe 3D në harta si dhe modelet tredimensionale në vendet e
shquara të mbi 200 qyteteve të botës.
Softueri ofron mundësimin e navigacionit për ecje në këmbë dhe vozitjes
ku paraqiten informacionet për kufizimet e shpejtësisë apo lokacionet e
radarëve.
Në aplikacion është integruar edhe parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme.