LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 28
Location : G-Lan

NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin Empty
MesazhTitulli: NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin   NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin Icon_minitimeSun Jun 28, 2009 9:30 pm

NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin


NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin F.0628150913598_m
Jaap de Hoop Scheffer

Korfuz po mbahet takimi joformal i ministrave të jashtëm të shteteve
anëtare të OSBE-së. Ministrat kanë për qëllim hartimin e një "harte" të
re të sigurisë Evropiane. Do të shqyrtohen parametrat e sistemit të ri
të sigurisë, që nga ai ushtarak dhe politik e deri te ai ekonomik dhe
social.
Nga takimet bilaterale për problemet e rajonit të
Ballkanit me interes pritet takimi i shefave të diplomacisë të Greqisë
dhe Maqedonisë, Dora Bakoyannis dhe Antonio Miloshoski.

Ndërsa NATO-ja dhe Rusia kanë rifilluar bashkëpunimin pas dhjetë muaj
ndërprerje për shkak të Luftës në Kaukaz dhe ndërhyrjes ushtarake ruse
në Gjeorgji.

Këshilli NATO-Rusi ka filluar të funksionojë, deklaroi sekretari i
përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer, pas një takimi në
Korfuz të Greqisë.

Pas luftës së Gjeorgjisë, Rusia ka njohur pavarësinë e provincave të
Osetisë Jugore dhe Abhazisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha
se vendimi për njohjen e këtyre republikave të Gjeorgjisë është i
pakthyeshëm.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se ky takim
është një fillim i ri dhe se pikërisht dallimet janë shkaku kryesor për
nevojën e bisedimeve. /D-Welle/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
NATO-ja dhe Rusia rifillojnë bashkëpunimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Lajme & informacione-
Kërce tek: