LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 28
Location : G-Lan

SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB Empty
MesazhTitulli: SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB   SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB Icon_minitimeMon Jun 29, 2009 2:16 pm

SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB


SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB Visar_kryeziu_thaci_sejdiu_%282%29-490x320


Presidenti
i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të
nënshkruajnë sot në Uashington dokumentet e pranimit të vendit në
Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.




Ceremonia
do të zhvillohet në Departamentin amerikan të Shtetit dhe kopje të
marrëveshjeve do t’i dorëzohen Nënsekretarit të Shtetit Xhejms
Stajberg. Përpara nënshkrimit, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi
do të kenë një takim me zotin Stajnberg.

Ceremonia e sotme
shënon pranimin zyrtar të Kosovës në dy institucionet e rëndësishme
financiare. Fondi Monetar e miratoi anëtarësimin në fillim të muajit
maj ndërsa Banka Botërore në fillim të këtij muaji.

Kosova do të
ketë të drejtën për të marrë kredi miliona dollarëshe të mbështetura
nga këto dy institucione si dhe ekspertizë për zhvillimin e ekonomisë,
të infrastrukturës dhe shoqërisë.

Presidenti Sejdiu dhe
Kryeministri Thaçi e kanë quajtur pranimin e Prishtinës në këto
institucione ndërkombëtare një sukses dhe zhvillim historik që
përmirëson imazhin e Kosovës në botë.

Po sot, udhëheqësit e
Kosovës do të takohen me Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar
Ndërkombëtar, Dominik Straus-Khan dhe me Presidentin e Bankës Botërore
Robert Zellik.

Në delegacion marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
SEJDIU, THAÇI FIRMOSIN SOT PRANIMIN NË FMN DHE BB
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdiu dhe Thaçi sërish për vizitë në Washington
» Erdogan dhe Thaçi, sot në përurimin e Durrës-Kukës
» Përurimi Durrës-Kukës, mbërrin Erdogan, mungon Thaçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Lajme & informacione-
Kërce tek: