LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 28
Location : G-Lan

VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE Empty
MesazhTitulli: VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE   VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE Icon_minitimeMon Jun 29, 2009 2:18 pm

VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE


VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE Salaedi
Në Shqipëri priten rezultatet e votimeve për parlamentin e ri, të ciat
shihen si zgjedhje me rëndësi kritike për shpresat e vendit për
anëtarësim në Bashkimin Europian.




Këto ishin zgjedhjet e
shtata që nga rënia e komunizmit në vitet 90 dhe zhvillohen vetëm pak
muaj pas hyrjes së vendit në NATO.Asnjëra nga zgjedhjet e mëparshme nuk
i ka plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhje të drejta e të
lira.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i votimit u
zhvillua normalisht, pa njoftime për parregullsi të mëdha megjithë
ankesat nga Partia Socialiste për manipulim të votave.

Pjesmarrja në zgjedhje ishte rreth 40 përqind. Numri i njerëzve me të drejtë vote ishte rreth 3,1 milion.

Anketat
e opinionit flisnin për një garë të ngushtë mes Kryeministrit Sali
Berisha të Partisë Demokratike në fuqi dhe kryebashkiakut të Tiranës,
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.

Anketat “exit poll” të
zhvilluara me njerëzit që votuan, e venë zotin Berisha përpara
socialistëve. Rezultatet e para zyrtare priten të hënën.

Duke
hedhur votën e tij, zoti Berisha tha se zgjedhjet do të jenë të drejta
e të lira dhe do të sinjalizojnë se shqiptarët janë gati për t’u
anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Ndërsa zoti Rama tha se u bënte thirrje shqiptarëve të bëjnë histori.

Të paktën 3 mijë e 500 vëzhgues vendas dhe të huaj po ndjekin procesin zgjedhor.

I
dërguari i posaçëm i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh së bashku me
ambasadorin amerikan dhe presidentin shqiptar iu drejtuan votuesve
përmes një konference shtypi për t’ju përgjigjur preokupimit të tyre
për zgjedhje të ndershme.

Ambasadori amerikan Xhon Uidhers tha
se është e rendësishme që zgjedhjet të jenë të lira, drejta dhe
transparente. Ai tha se dëshira e popullit dhe jo aspiratat e partive
politike duhet të jenë parimet themelore të zgjedhjeve.

Shtetet e Bashkuara po financojnë një numrim paralel të votave për të forcuar besimin e njerëzve në rezultatin e zgjedhjeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon bllokada në portat 1 dhe 31 të kufirit
» Ekonomia amerikane vazhdon rënien
» Vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Lajme & informacione-
Kërce tek: