LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 28
Location : G-Lan

SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI! Empty
MesazhTitulli: SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI!   SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI! Icon_minitimeMon Jun 29, 2009 2:23 pm

SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI! Berisha-490x320

SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI!


Shqipëria nuk ndryshoi, siç kërkonte Edi Rama. Ajo do ta vazhdojë ndryshimin me Sali Berishën.




Exit
Poll, i realizuar nga “Gani Bobi”, sinjalizoi fitoren e Partisë
Demokratike. Anketimet tregojnë se PD ka fituar 47.5 për qind të
votave, ndërsa PS 38.8 për qind. Lajmi i mirë është se asnjë incident
serioz nuk ndodhi të dielën.

Shqipëria duket se arriti të kalojë
testin e rëndësishëm të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të dielën,
duke i dhënë kështu fund një fati të keq që e kishte përcjellë atë dy
dekadat e fundit.

Asnjë incident serioz nuk u shënua gjatë
gjashtëmbëdhjetë orëve të fundit, derisa liderët kryesorë të vendit u
sollën si burrështetas, e jo si militantë partiakë, siç bënin viteve të
shkuara.

Qytetarët iu përgjigjen masivisht thirrjes për të dalë në zgjedhje. KQZ tha se votuan mbi 50 përqind e trupit elektoral.
Kështu, shqiptarët, me vepra, dëshmuan se janë të gatshëm t’i bashkohen familjes europiane.

Kjo duket të jetë gjëja më e rëndësishme për Tiranën.

Rezultatet
zyrtare të zgjedhjeve të 28 Qershorit pritet të shpallën të hënën në
mbrëmje, por televizionet shqiptare kanë publikuar rezultatet e exit
poll’eve të disa organizatave, me t’u mbyllur kutitë e votimeve.

Sondazhet
e Tv Klan, Top Channel dhe ORA News, tregojnë se Partia Demokratike e
Kryeministrit Sali Berisha ka fituar kundrejt Partisë Socialiste që
udhëhiqet nga Kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama.
Madje, shumë thellë.

Instituti
kosovar i hulumtimeve “Gani Bobi” tha se PD fitoi 47.5 përqind të
votave, PS 38.8 përqind, LSI 6.5 përqind, derisa partitë tjera së
bashku kanë fituar vetëm 7.2 përqind të votave.

Përkthyer në
mandate, atëherë PD do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë 76 deputetë, PS
60 deputetë dhe LSI 4 deputetë. Po sipas institutit “Gani Bobi”,
partitë tjera nuk fitojnë asnjë deputet, siç është Poli i Lirisë apo
G99.

Kompania “Zogby”, ndërkaq, tha se PD do të fitojë 69 vende
në Kuvendin e Shqipërisë, PS 55 vende, LSI 4 vende, derisa 12 mandatet
tjera kjo kompani nuk ka mundur të thotë se kush do t’i marrë.

Megjithëkëtë,
Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, u bënë thirrje qytetarëve që t’i
presin në qetësi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.

Në një
konferencë për media, me t’u mbyllur qendrat e votimit, Kryetari i
PD’së tha se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe falënderoi qytetarët
për pjesëmarrje masive në proces. /Nga Pajazit Pajaziti/.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
SHQIPËRIA NUK NDRYSHOI!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëria sot voton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Lajme & informacione-
Kërce tek: