LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 29
Location : G-Lan

Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron Empty
MesazhTitulli: Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron   Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron Icon_minitimeThu Jun 25, 2009 10:24 pm

Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron

Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron F.0625211147993_m

Lleyton
Hewitt ka qenë befasia e ditës në Wimbledon, pasi australiani i
renditur i 56-ti në botë eliminoi në rundin e dytë argjentinasin e
pestë në botë, Juan Martin Del Potro.
Australiani është
rikthyer në formë duke shënuar befasinë më të madhe në garën e
meshkujve, pasi eliminoi Del Potron në tre sete (6-3, 7-5, 7-5). Hewitt
në ndeshjen e ardhshme do të përballet me gjermanin Philipp Petzschner,
i cili mposhti bashkëvendësin e tij Mischa Zverev (4-6, 7-6, 3-6, 7-6,
6-0).

Numri tre i botës, Andy Murray, po ashtu ka siguruar vend në rundin e
tretë të Wimbledonit pasi mposhti në tre sete (6-2, 7-5, 6-3) tenistin
nga Letonia, Ernests Gulbis.

Murray e pa veten në vështirësi vetëm në setin e dytë, ndërsa me
lehtësi fitoi në dy setet tjera, duke kryer punën brenda 88 minutash.
Skocezi do të përballet me fituesin e takimit në mes të serbit Victor
Troicki dhe spanjollit Daniel Gimeno-Traver.

Për në rundin e tretë është kualifikuar edhe amerikani Andy Roddick, i
cili mposhti në katër sete rusin Igor Kunitsyn (6-4, 6-2, 3-6, 6-2).
Roddick në ndeshjen e ardhshme do të takohet me austriakun Jurgen
Melzer, i cili mposhti gjermanin Benjamin Becker (7-6, 6-3, 7-6).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Sporti-
Kërce tek: