LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 29
Location : G-Lan

MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON Empty
MesazhTitulli: MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON   MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON Icon_minitimeFri Jun 26, 2009 3:17 pm

MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON

MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON Maicondheportieri

Klubi anglez ka ofruar 22 milion euro plus mesfushorin Elano për mbrojtësin brazilian të Interit



Marko
Branka ka shtyrë me disa orë vizitën e tij në Londër. “Për faj” të
Çelsit në këtë moment nuk mund të bëjë asnjë lëvizje zyrtare për
Maikonin, duke parë se negociatat për një trasferim të Bosinguas tek
Bajerni i Mynihut janë akoma hapur. Vetëm pasi të ketë shitur
mbrojtësin portugez të krahut Abramoviç do të jetë gati për të pritur
drejtuesit zikaltër, ndoshta duke tentuar të përfshijë në marrëveshje
edhe Dekon me Karvajon, pavarësisht se Morati dhe Branka preferojnë t’i
mbajnë të ndara dy rrugët.

Qëllimi i londinezëve është të
pakësojnë në maksimum shpenzimet e mundshme: 15-20 milion euro plus dy
portugezët është oferta e parë që mund të bëhet nga Çelsi. Gjithsesi,
një ofertë për Maikonin egziston tashmë. Dhe është zyrtare. Eshtë
Mançester Siti që ka filluar të lëvizë: 22 milion euro plus Elanon.
Duke llogaritur vlerën që ka mesfushori i Brazilit, arrihet një shifër
e përafërt me 40 milion euro që Morati kërkon për mbrojtësin e tij të
krahut.

Elano bën pjesë në listën e lojtarëve që pëlqehen nga
Mourinjo, edhe pse disa pozicione mbas Shnejderit (që mund të jetë
kundëroferta teknike e Realit të Madridit për Maikonin). Interi ka
kërkuar kohë. Para se të fillojë kontaktet më klubin anglez është në
pritje të ofertave të tjera që mund të vijnë, pikërisht nga Reali dhe
Çelsi. Kjo kohë që ka kërkuar Interi për t’u menduar është e nevojshme
edhe për t’i bërë qejfin Maikonit. Lojtari zikaltër është njofutar për
interesimin e Mançester Sitit. Ata që e kanë informuar për këtë kanë
qenë shokët e ekipit tek Brazili, Elano dhe Robinjo.

Të dy shumë
të interesuar për këtë marrëveshje: Elano sepse mund të kurorëzojë
ëndrrën e tij për të luajtur në Serinë A, nën urdhërat e Mourinjos,
trajneri i tij i preferuar; Robinjo sepse do të kishte në skuadër një
lojtar të ri të nivelit të lartë. Por duket se fjalët e “bukura” të
kolegëve nuk kanë bërë efektin e shpresuar. Miakon nuk ka ndonjë
dëshirë të madhe për të ndërprerë marrdhënien me Interin, dhe mbi të
gjitha nuk do të largohej kurrë nga formacioni zikaltër për të kaluar
tek një ekip për momentin inferior.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
MAN CITY, ELANO + 22 MILION PËR MAICON
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe City i interesuar për Maicon
» Manchester City interesohet edhe për Robben
» CHELSEA: 90 MILIONË EURO PËR MAICON DHE IBRAHIMOVIC!
» Oriali: Ibrahimovic dhe Maicon mbeten në Inter
» City rikthehet kah Upson

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Sporti-
Kërce tek: