LHG-CREW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LHG-CREW
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
3-x1T
Forumist
Forumist
3-x1T


Posts : 253
Join date : 25/06/2009
Age : 28
Location : G-Lan

iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë Empty
MesazhTitulli: iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë   iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë Icon_minitimeFri Jul 10, 2009 11:53 pm

iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë


iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë F.0704144730907_m


Një
lëshim i madh i sigurisë në sistemin operativ të celularit iPhone lejon
sulmuesit që me anë të porosisë SMS të marrin kontrollin mbi pajisjen.
Apple është duke punuar pareshtur për ta rregulluar këtë problem.
iPhone
padyshim është telefoni më i popullarizuar në botë, prandaj është çudi
se si hakerët deri më tani nuk i janë vërsulur sistemit të tij operativ
dhe t’i nxjerrin telashe përdoruesve e edhe kompanisë Apple.

Vetëm këto ditë e kemi rastin të dëgjojmë për një lëshim bukur serioz i
cili lejon që me një kod të veçantë softuerik të dërguar me anë të
porosisë SMS mund të kontrollohen aspekte të ndryshme të pajisjes,
përfshirë edhe marrjen e të dhënave nga pranuesi GPS në iPhone, që do
të thotë zbulimi i vendndodhjes së përdoruesit.

Lëshimi i njëjtë mund të sjellë deri tek aktivizimi i mikrofonit në
iPhone dhe në atë mënyrë mund të dëgjojë bisedat e përdoruesit, si dhe
sulmuesi mund të shfrytëzojë pajisjen iPhone për të sulmuar ndonjë
kompjuter të kyçur në internet.

Lëshimin e ka zbuluar eksperti për siguri i sistemit operativ Mac OS X,
Charlie Miller. Në konferencën e ardhshme të “Black Hat” Miller
planifikon të sqarojë detajet e këtij lëshimi, derisa Apple me të
gjitha forcat e saj po mundohet të rregulloj këtë problem deri në fund
të këtij muaji.

www.apple.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.LHG-crew.hotgoo.net
 
iPhone ka lëshim të rrezikshëm të sigurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» IPHONE 3G S - SHPEJTËSIA DHE VIDEOKAMERA (VIDEO)
» PARAQITET SOFTUERI I RI IPHONE OS 3.0
» Shiten një milion iPhone 3G S
» HTC HERO, RIVAL I IPHONE ME FLASH
» Toshiba TG01 nën hijen e iPhone të ri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LHG-CREW :: ..::|LHG Center|::.. :: Te Rejat Rreth Teknologjise-
Kërce tek: